"Me gënjeshtrat për energjinë, dëshmojnë që skanë respekt për ne
Kjo përralla e “remonteve” nga OSSH, sikur nuk shkon më. Orët e errësirës po na shtohen në shtëpi. Me ardhjen e stinës se dimrit, filluan edhe kufizimet e energjisë elektrike.
Gjeneratorët rinisën të gjëmojnë. Zotërinjtë tanë tënderuar të qeverisë na kanë premtuar se nuk do të kemikufizime të energjisë elektrike.
A është e mundur të flasin njëherë si njerëz e së paku të mos na gënjejnë? A kanë fijen e respektit për qytetarët që qeverisin, apo e vetmja arsye që kanë në kokë është: t’i gënjejmë sa të mundim, ta shtyjmë sa ta shtyjmë, të bëjmë lekë, sa të mundemi?