E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër protestoni duke mos furnizuar makinat

Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve në vazhdim të kërkesave të saj të mëparshme dhe nga ankesat e shumta të konsumatorëve shqiptarë, në lidhje me çmimin tepër të lartë të naftës dhe nënprodukte të saj, del sot me këtë apel drejtuar qytetarëve:

Situata që paraqitet në treg, me çmimet e naftës dhe nënproduktet të saj, është skandaloze dhe po kontrollohet tërësisht nga kartelet që sot operojnë në këtë treg.

Organet shtetërore, në mënyrë të papërgjegjshme, vazhdojnë të mungojnë në përmbushjen e detyrës së tyre thelbësore, atë të rregullatorit dhe të arbitrit në mbrojtje të interesave te konsumatorëve. Ndërkohë që papërgjegjshmëria e institucioneve pasqyrohet dhe në kuadrin ligjor, që shërben në kontrollin në fushëne përpunimit, transportitdhe tregtimit të hidrokarbureve.

Në ligjin Nr.8450, të vitit 1999, neni 14 pika 3 me ndryshimet përkatëse, u krijohet mundësia shoqërivetë tregtimit me shumicë, të themelojnë apo të marrin pjesë, edhe në shoqëri që ushtrojnë veprimtarinë si stacionetë shitjes së karburanteve me pakicë. Kjo favorizon dukshëm mundësinë që këto shoqëri grosiste, të përcaktojnë me lehtësi edhe çmimet e pakicës.

Gjithashtu nga investigimet e kryera dhe ekspertët e saj të fushës rezulton se midis kompanive të importit të naftësme ndjeshmëri në treg ekziston një marrëveshje e heshtur për rregullim e çmimit si dhe për situatën e ruajtjen e situatës monopol në tregun shqiptar Kjo marrëveshje shprehet qartë në uljen dhe ngritjen të njëtrajtshme dhe të njëkohshme të çmimit të naftës dhe produkteve në të gjitha pikat e shitjes së këtyre kompanive.

Këto marrëveshje janë në kundërshtim me ligjin për konkurrencën për këtë arsye ZMQ përgëzon Autoritetin e Konkurrencës për fillimin e procesit të hetimit në lidhje me marrëveshjen dhe i sugjeron që hetimi të shtrihet edhe tek cilësia e karburantit.

I bëjmë me dije opinionit shqiptar se 45% e çmimit të naftës janë detyrime të cilat kompanitë e naftës ia paguajnë shtetit shqiptar( akciza, dogana, tvsh). I kërkojmë qeverisë të marrë masat e duhura ligjore për shmangien e situatës duke ulur akcizën në favor të konsumatorëve. I kërkon Autoritetit të Konkurrencës të ndëshkojë administrativisht me gjoba të larta të gjithë shoqëritë tregtare që kanë vendosur diktatin e kartelit në treg si dhe fillimin e hetimeve për këtë situatë të patolerueshme.

Ftojmë konsumatoret shqiptarë që nëpërmjet refuzimit për t’u furnizuar me karburant ditën e nesërme dt. 01.12.2008 të shprehim së bashku protestën në lidhje me këtë situatë të patolerueshme në treg. Për 24 orë, larg pikave të karburanteve si mjeti i parë i protestës ndaj karteleve të fundit në Europë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›