E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të vijnë të shohin sahatët, pse venë aforfe nga zyra?

Prej shume vitesh një komunitet prej 325 familjesh që jetojnë në ambientet e ish-Uzinës Traktori furnizohet me energji elektrike jashtë parametrave të parashikuara në kontratë. Tensioni që vjen në familje më të shumtën e kohës është 80-120 Volt, dhe në disa dalje transformatori është mbi 260 volt, gjë që ka sjellë shumë probleme me pajisjet elektrike.

Asnjë nuk është interesuar kurrë për këtë problem. Janë vënë matësat e energjisë, por nuk vjen kush t’i shikojë dhe të presë faturat sipas energjisë së harxhuar, por vendosin fatura afrofe nga kolltuku në zyrë. Vërtet jemi debitorë ndaj KESH, por duhet të ndërhyhet nga KESH dhe OSSH që të përmirësohet gjendja dhe furnizimi të jetë në parametrat e kërkuar. Jam pjesëtar i këtij komuniteti dhe të verifikohet nëse është objektive apo jo ky problem që shtoj. Me respekt, Ndok Malaj!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›