E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vizita në Gjermani, kryeministri Rama takon Presidentin Federal të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier

Kryeministri Edi Rama, ka zhvillur një takim me Presidentin Federal të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Takimi me presidentin gjerman është pjesë e agjendës së kreut të qeverisë shqiptare, gjatë vizitës zyrtare që ai po zhvillon në Gjermani.  

Shumë politikanë në Berlin janë të mendimit se procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet. Shumë vëzhgues shohin një rrezik të madh, që Ballkani t’i kthejë sytë gjetkë. Prandaj edhe një nga temat e bisedës në takimin e Scholzit  me Ramën do të jetë edhe ndikimi i Rusisë në rajon. Një shkak tjetër që e bën shumë të nevojshme çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është efekti pozitiv që mund të kenë ato edhe mbi dialogun Serbi-Kosovë. “Nëse këto dy vende nuk shohin që BE-ja të mbajë premtimet, atëherë ato nuk do të kenë motivimin e duhur të përshpejtojmë procesi”, thuhet në Berlin e Bruksel. Prandaj edhe Shqipëria shpreson, që të marrë një datë për çeljen e negociatave, edhe nëse Maqedonia e Veriut bllokohet nga Bullgaria.

Edi Rama, sipas DW, gëzon mirëbesim në Berlin, edhe sepse politika e jashtme e Shqipërisë është në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE-së. Një arsye tjetër, është edhe se raporti i forcave në parlamentin gjerman ka ndryshuar, në favor të përkrahësve të politikave të zgjerimit. Skeptikët e grupit parlamentar CDU/CSU të ish-kancelares Angela Merkel, të cilët i vinin kushte shtesë Shqipërisë për çeljen e negociatave e kanë humbur peshën politike. Dhe tekefundit, edhe bashkëpunimi i suksesshëm i Shqipërisë qoftë në NATO, qoftë në kuadër të Këshillit të Sigurimit, e ka rritur peshën Shqipërisë si partner i besueshëm në kohë të vështira. Prandaj edhe Rama në Berlin pas të gjitha gjasave do të pritet me shumë dashamirësi. Ai do të takojë tre pesha të rënda të politikës së kryeqytetit: kryebashkiaken e Berlinit, Franziska Giffey, presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, dhe kancelarin Olaf Scholz, i cili do t’i shtrojë një darkë mysafirit nga Tirana. 

Agjenda e kryeministrit Rama në Gjermani

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit          

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë  

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›