Ish e dashura, agresion ndaj Adrianos
Brazil
Mbrëmja e së enjtes nuk ka kaluar e qetë për Adrianon: sulmuesi i Flamengos, i sapokthyer nga Londra pas miqësores së Brazilit me Irlandën, pësoi një agresion nga ish e dashura, Joana Mashado. Gjithçka ka ndodhur në një festë në periferi të Rio De Zhaneiros. Sipas gazetës “Globoesporte”, femra e cila punon si trajnere në palestër, ka shkelmuar makinën e futbollistit dhe ka hedhur disa gurë në drejtim të Adrianos. Ndërkohë, 27-vjeçari, që ishte rrethuar nga miqtë, arriti të ruante qetësinë. Por, njëri prej shokëve të tij, sulmoi verbalisht vajzën: ndërhyrja e lojtarit nuk ishte e efektshme, pasi Mashado u rrëzua në tokë pas shtyrjes.
#