Interi, gati të blindojë Balotelin
Rinovimi
Deklaratat e vazhdueshme që vijnë nga Milani, por edhe interesimi i presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, duket se e kanë bindur Interin që të përshpejtojë për rinovimin e kontratës së Mario Balotelit. Marrëveshja aktuale skadon më 30 qershor 2013, por Morati dhe drejtuesit janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit dyfishin e rrogës, që të mos largohet nga zikaltërit. Aktualisht, lojtari i U-21 të Italisë përfiton 1.3 milionë euro në sezon, sipas kontratës së firmosur më 2008-n. Presidenti i Interit do t’i ofrojë 2.5 milionë euro rrogë në vit, ndërsa ka spekulime që flasin se Baloteli mund të përfitojë edhe 3 milionë euro në sezon.
#