Muca: Puna e nje sezoni shperblehej vetem nga titulli kampion
Dinamo kurorezohet kampione e Shqiperise, per here te 18-te ne historine e saj, duke mbyllur me sukses te plote nje sezon, qe njohur rivalitetet vetem per dy fazat e para te kampionatit. Tirana dhe Besa rivalizuan Blute gjate fazave te para, nderkohe qe me fillimin e fazes se trete gara perfundoi, duke qene se skuadra e drejtuar nga trajneri Shkelqim Muca krijoi nje diference te larte dhe ishte ne pritje te llogarive matematikore, per te fituar titullin kampion. Dhe ashtu sic parashikohej, titulli ishte thjesht nje formalitet. Me nje humbje, ndaj Teutes, Dinamo u shpall kampione, ne kushte komode dhe me nje ecuri te rralle te kampionatit shqiptar, ne ecurine e viteve te fundit. Sipas formules se re qe eshte perdor ne Kategorine Superiore, gara me tre faza dhe 12 skuadra per Kategorine Superiore ka percaktuar ekipin fitues te titullit kampin ne vend, vetem pas perballjes direkte. Dinamo, kampione dy sezone me pare, rikthehet te suksesi. Trajneri Shkelqim Muca deklaroi pas humbjes me Teuten dhe titullit te siguruar se: - “Humbja me Teuten ishte rezultat i asaj qe ne jemi ndiere kampion prej javesh”. “Fale edhe rezultatit te Tiranes, ne jemi matematikisht kampione dhe humbja qe kemi pesuar nuk na i heq meritat per kete sukses. Eshte shperblimi i nje pune te madhe qe ka kryer skuadra jone, qe nga ndeshja e pare e kampionatit, kur edhe e nisim garen me nje objektiv te qarte. E realizuam dhe per kete arritje kemi arsye pse duhet te jemi te kenaqur”. Shkelqim Muca feston nje titull kampion me Dinamon, pas disa sukseseve si lojtar dhe trajner, ne radhet e Tiranes, duke shenuar nje arritje personale ne karrieren e tij. “Une personalisht jam i kenaqur qe fitova nje tjeter titull kampion, pas atyre si trajner dhe lojtar me Tiranen. Fakti qe ne kemi qene te shkeputur eshte merite e jona dhe titulli nuk eshte dhurate nga askush. Fitorja e Lacit na e siguroi titullin me shpejt, por secili luan per vete. Pastaj e kam thene qe e rendesishme ishte qe ta mbyllnim garen te paret, per te fituar titullin dhe jo sa jave para do te arrijme ta marrim kupen”,– perfundoi trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca.