E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje, përleshje mes tifozëve dhe policisë. 40 të plagosur

Rreth 40 persona mes tyre 17 oficere policie kane mbetur te plagosur gjate perleshjes mes tifozeve dhe forcave te rendit pas ndeshjeje ne kampionatin boshnjak mes Sarajeves dhe Siroki Brijeg, e cila perfundoi ne barazim 1-1.

Kjo nuk eshte hera e pare qe tifozet e te dyja skuadrave krijojne dhune, nderkohe qe ne ndeshjen e fundit fansat e Sarajeves kerkonin me cdo kusht fitoren ne kujtim te tifozit qe mbeti i vrare ne tetorin e shkuar, pikerisht ne sfiden mes ketyre dy ekipeve.

Menjehere pas perfundimit te ndeshjes tifozet vendas sulmuan futbollistet dhe drejtuesit e skuadres, te cilet vrapuan drejt dhomave te zhveshjes per t’i shpetuar dhunes.

Me pas, fansat e irrituar u perplasen me forcat e sigurise dhe policine, qe kerkoi t’i ndalonte ata.

Zedhenesi I policise ne Sarajeve Dragan Mijokovic beri te ditur se 17 pjestare te forcave te rendit mbeten te plagosur, nderkohe qe 15 persona jane arrestuar. Po ashtu, mendohet se me shume se 20 tifoze jane plagosur gjate perleshjes.

Kjo jave e kampionatit boshnjak ka qene e mbushur me ngjarje te dhunshme, pasi edhe ne ndeshjen tjeter, mes Zrinjski dhe Velez te zhvilluar ne Mostar mbi 20 persona kane mbetur te plagosur pas perleshjes mes tifozeve.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›