E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aquilani nuk paraqet problem për Liverpoolin

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish ka insistuar se nuk do të jetë problem nëse Milani nuk e shfrytëzon opsionin për blerjen e mesfushorit Alberto Aquilani që do të përcillej me rikthimin e tij në Anfield Road.

Aquilani nuk e ka plotësuar kuotën prej 25 paraqitjeve që ishte caktuar si dëmshpërblim për qëndrimin e tij të mëtutjeshëm në Milan. Dalglish ka sugjeruar se 27 vjeçari mund të ketë të ardhme në Liverpool.

“Nëse Milani nuk e shfrytëzon opsionin, ai do të kthehet këtu. Nuk paraqet problem sepse ai do të kthehej këtu si futbollist i yni”, deklaroi Dalglish.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›