E Shtunë, 31 Tetor 2026

Newcastle me Bayern Munichun

Menaxheri i Newcastle United, Alan Pardew ka bërë të ditur se klubi do ta përkrah Bayern Munichun në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseas.

Nëse Chelsea shpallet kampione e Evropës dhe përfundon jashtë katër pozitave të para në Premierligë, ata do të kualifikohen për edicionin e ardhshëm të garës, duke marrë vendin e skuadrës së katërt. Newcastle është aktualisht i katërti dhe do të shpresoj në triumfin e Bayernit.

“Do të ishte goditje e rëndë për ne. Ne nuk duam që Chelsea të fitojë finalen sepse ne e duam atë pozitë, së bashku me Tottenhamin dhe Arsenalin”, deklaroi ai për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›