Villas-Boas në radarin e Romës

Andre Villas-Boas është kandidat për pasardhës të mundshëm të Luis Enriques në drejtim të Romës për sezonin e ardhshëm.
Enrique ka kontratë me Giallorossët deri në qershor 2013 por e ardhmja e tij në kryeqytetin italian mbetet në dyshim pas një edicioni problematik. Roma është e shtata në Serie A, dhe mediet italiane spekulojnë se Enrique mund të braktis klubin në fund të sezonit.
Nëse ndodh kjo, drejtuesit e Romës thuhet se mund të kërkojnë angazhimin e Villas-Boasit, ish menaxherit të Chelseas të shkarkuar muaj më parë nga Stamford Bridge.