Rrihen huliganët, policë nuk ka (video)

Qeveria braziliane ende nuk ka gjetur zgjidhje për eliminimin e huliganëve nga stadiumet e futbollit. Skenat e padëshiruara u shfaqën edhe gjatë ndeshjes mes Goiasit dhe Atletico Mineiros.
Në takimin e parë të 1/8 së finales në Kupën e Brazilit, Goias fitoi 2-0 nga Atleticos. Por, triumfi i futbollistëve vendas mbeti nën hijen e incidentit që ndodhi në tribuna në momentin që gjyqtari sinjalizoi për përfundimin e ndeshjes.
Tifozët e skuadrave rivale u rrahën mes vete kurse për më keq, askund rreth njih nuk u gjend asnjë polic. Dhuna mbetet një prej problemeve kryesore të Brazilit, shtet nikoqir i Kampionatit botëror 2014.