UEFA nuk i falë të suspenduarit

Unioni i futbollistëve ndërkombëtarë FIFPro ka kërkuar nga UEFA të “shfajësojë” futbollistët, tre nga secila skuadër, të gjithë të suspenduar për ndëshkim me kartonë të verdhë në gjysmëfinale. P
or, Federata evropiane e Futbollit ka insistuar se rregullat nuk do të ndryshohen për shkak të finales, kurse çfarëdo intervenimi në të ardhmen duhet të shqyrtohet nga komiteti ekzekutiv.
Një zëdhënës i UEFA-së tha për Press Association: “Rregullat e garës caktohen në fillim të saj dhe mbeten në fuqi deri në përfundim të sezonit. Çfarëdo ndryshimi i rregullave për të ardhmen do të duhet të propozohet nga komiteti i garave të klubeve për tu aprovuar nga komiteti ekzekutiv i UEFA-së”, deklaroi ai.
Futbollistët e suspenduar të Chelseas janë Branislav Ivanovic, Ramires dhe Raul Meireles kurse Luis Gustavo, David Alaba dhe Holger Badstuber nga Bayerni. Kapiteni i Chelseas, John Terry është po ashtu i suspenduar pas përjashtimit në gjysmëfinale kundër Barcelonës por ai nuk ishte përmendur në thirrjen e FIFPro-s për falje.