Balotelli mund të kthehet për derbi

Sulmuesi kontrovers i Manchester Cityt, Mario Balotelli mund të ftohet në ekip për ndeshjen kundër Manchester Unitedit të hënën që pritet të përcaktojë kampionin e Premierligës.
Pas përjashtimit të Balotellit në ndeshjen ndaj Arsenalit, menaxheri i Cityt, Roberto Mancini kishte thënë se sulmuesi nuk do të luajë më gjatë këtij sezoni. Por, Mancini ka dhënë indikacione se mund ta ftojë bashkëkombësin e tij për duelin vendimtar me Unitedin.
“Pavarësisht disa gjërave të marra që i ka bërë, Mario ka bërë edhe gjëra të rëndësishme. Është vështirë të them sot nëse do ta ftojë Balotellin por të gjithë janë në dispozicion”, deklaroi ai.