Arabia Saudite: Do të lobojmë për Kosovën
Arabia Saudite premton vazhdimin e lobimit për njohjen e Kosovës.
Politikani saudit, Mohamad Bin Sa'ad Alsalem theksoi për çështjen e Kosovës, se çdo popull ka të drejtën e kërkimit të lirisë së tij.
Këtë deklarata Alsalem e dha në një takim me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili shprehu mirënjohjen për vendimin e Arabisë Saudite për të njohur pavarësinë e Kosovës.