Papa: Skandalet e abuzimeve seksuale ndaj kishës, tmerruese
Papa Benedikti XVI deklaroi gjatë vizitës së tij në Portugali, se skandalet e abuzimeve seksuale që kanë goditur Kishën Katolike janë tmerruese.
"është vërtetë tmerruese që Kisha të vuajë nga sulme që vijnë nga brenda, nga mëkatet që vijnë nga brenda Kishës. Falja nuk e zëvendëson drejtësinë ", deklaroi Papa gjatë udhëtimit për në Portugali, ku do të qëndrojë për katër ditë .
Vizita e Papa Benediktit të XVI-të nisi një ditë më parë dhe mesazhi që ati i shenjtë pritet të transmetojë gjatë qëndrimit në këtë vend, është mesazhi i paqes dhe i shpresës. Portugalia është një vend me shumicë dërrmuese katolike, por vetëm 2 milionë nga 10.6 milionë banorë e cilësojnë veten si besimtarë praktikantë. Sot papa viziton Fatima-n, ku ka nisur edhe pelegrinazhi i besimtarëve.