E Diel, 1 Nëntor 2026

Arabia Saudite: Gjithmonë përkrah Kosovës

"Arabia Saudite nuk do të kursejë asgjë në përkrahjen e Republikës së Kosovës, sidomos në përkrahjen në institucionet ndërkombëtare". Kështu u shpreh ambasadori i porsaemëruar i Arabisë Saudite, Abdullah Abdulaziz Al Abdulkarim, jorezident në Prishtinë, i cili dje i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës, dr. Fatmir Sejdiu. Presidenti Sejdiu falënderoi ambasadorin Abdullah Abdulaziz Al Abdulkarim për përkrahjen e vazhdueshme që Arabia Saudite i ka dhënë dhe po i jep Republikës së Kosovës, si dhe ka çmuar si shumë të rëndësishëm vendimin e këtij shteti për njohjen e pavarësisë së Kosovës. "Vendimi i shtetit tuaj për njohjen e Republikës së Kosovës është vendim i një populli që ka ditur të vlerësojë vlerat tona", tha Presidenti Sejdiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›