Imeraj: Dritat, Prifti mashtron
Partia Socialiste reagoi dje pas deklaratave të ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, duke u shprehur se ai gënjen për çmimin e energjisë. Zëdhënësja e selisë rozë, Armela Imeraj, vuri në dukje se nuk ka energji të lirë siç pretendon ministri i Pinokut, por vetëm gënjeshtra, të cilat këto kohë thuhen lirshëm nga Pinoku dhe ministrat e tij. "Shqiptarët do vuajnë rritjen e çmimit të energjisë, do e vuajnë jo vetëm familjarët, por edhe bizneset, për të cilët energjia është rritur plot 22 për qind", deklaroi Imeraj. Sipas saj, shtrenjtimin e çmimit të energjisë do e vuajnë familjet e papuna, pensionistët, invalidët e mbi të gjitha familjet e varfra. "Prandaj i themi sot Pinokut që kemi për Kryeministër, mjaft i gënjeve shqiptarët. Kriza në të cilën ti e ke futur Shqipërinë ka vetëm një zgjidhje: hapjen e kutive ose largimin tënd bashkë me kutitë", përfundoi Imeraj.