E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabia Saudite ekzekuton 5 jemenas

Arabia Saudite ka ekzekutuar pesë jemenas, të dënuar për vrasje dhe një seri plaçkitjesh.

Trupat e tyre janë varur në publik në qytetin Jizan, pranë kufirit me Jemenin, transmeton Rel.

Vrasjet, plaçkitjet me armë, trafikimi i drogës dhe përdhunimi janë vepra, të cilat Ligji i Sheriatit në Arabinë Saudite i dënon me vdekje.

Së paku 46 persona janë ekzekutuar në Arabinë Saudite këtë vit.

Pesë jemenasit thuhet të kenë vrarë një njeri duke e rrahur dhe duke i zënë frymën./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›