E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoti në OKB, diskuton për zvogëlimin e fatkeqësive natyrore

Me ftesë të Organizatës se Kombeve të Bashkuara, Zyrës se Reduktimit të Rrezikut dhe Fatkeqësive në Gjeneve, Nënkryetari i Komunës se Prishtinës, Avdullah Hoti, dhe Drejtori i Administratës Edon Myftari po marrin pjesë në platformën globale për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

Në këtë konference ndërkombëtare me përfaqësues të qeverive qendrore dhe lokale të 177 vendeve të botës po diskutohet rreth bashkëpunimit dhe mundësive për të mësuar për përvojat në menaxhimin e krizave dhe fatkeqësive natyrore si dhe rolin e pushteteve lokale dhe qendrore në këtë aspekt.

Prishtina prezantoi veprimet e saja konkrete të ndërmarra në ketë drejtim, si: Plani Aksional për Menaxhimin e fatkeqësive, Plani Kundër Zjarrit, Plani i evakuimit në rast zjarri, Implementimi i sistemit të monitorimit kundër zjarrit, Ndërtimi i pengesave kundër zjarrit, sistemit të drenazhimit kundër vërshimeve etj.

Kjo konference është mundësi unike për Kosovën dhe kryeqytetin për përfaqësim ne arenën ndërkombëtare dhe në veçanti ne OKB. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›