E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Afganistani nuk duhet të jetë rrezik

Berlin - Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, deklaron se Afganistani është prova më e rëndësishme për NATO-n sot, dhe nuk duhet të paraqitet si një kërcënim terrorist për sigurinë e anetarëve të aleancës.

"Afganistani është prova më e rëndësishme për NATO-n sot, theksoi Merkel para samitit të 3 dhe 4 prillit, ku Aleanca e Atlantikut Verior do të përkujtojë 60-vjetorin. Suksesi i operacionit të NATO-s është i qartë. Ne nuk duhet të lejojmë që Afganistani të paraqitet si një kërcënim terrorist për sigurinë e anëtarëve të Aleancës”, deklaroi kancelarja Merkel përpara bundestagut gjerman.

Sipas kancelares gjermane, qëllimi i NATO-s është që Afganistani të mund të sigurojë vetë për një kohë të gjatë siguri në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›