Pakistan, të paktën 10 të vdekur nga sulmi kamikaz
Jandola - Numri i viktimave mësohet të jetë të paktën 10 vetë nga një sulm kamikaz në veriperëndim të Pakistanit. Shpërthimi, i cili ndodhi në një restorant në qytetin Jandola, raportohet të ketë lënë të plagosur edhe 20 persona të tjerë.
Në lokalin ku ndodhi ngjarja ishte një grup militantësh, të cilët kundërshtonin një komandant taleban. Kamikazi thuhet se hyri në lokal dhe hodhi veten në erë.
Në lokalin ku ndodhi ngjarja ishte një grup militantësh, të cilët kundërshtonin një komandant taleban. Kamikazi thuhet se hyri në lokal dhe hodhi veten në erë.