E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, çdo ditë nga dy diskriminime

Shkup -Avokati i Popullit në Maqedoni ka konstatuar 713 cenime të të drejtave të njeriut për gjatë vitit 2008. Sipas të dhënave të këtij institucioni nuk ka asnjë fushë ku nuk janë shkelur këto të drejta. Ky institucion edhe këtë vit ka konstatuar se nuk ka përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe se diskriminimi vazhdon. “Ende s’ka ligj për mbrojtje nga diskriminimi, ka disa ligje me dispozita jo precize dhe nuk ekziston sistem efikas për mbrojtje.

Fondet dhe ndërmarrjet publike nuk e respektojnë aspak parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, tha Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, gjatë prezantimit të raportit për vitin 2008. Ai sqaroi se ka katër vjet që institucioni që ai drejton kanë kërkuar nga Parlamenti i Maqedonisë një ligj për mosdiskriminim, por fatkeqësisht ende nuk është bërë asgjë. “S’ka kushte për qasje të barabartë në arsim. E drejta për arsim të mesëm të obligueshëm dhe falas dhe e drejta për arsimim në gjuhën amtare, realizohej me vështirësi të mëdha”, tha ai.

Avokati i Popullit hedh kritika edhe në drejtim të gjyqësorit, duke theksuar se qytetarët e kanë humbur besimin tek drejtësia. “Policia vazhdon të përdorë forcën fizike dhe mjetet e dhunës, ndërsa Sektori për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde Profesionale vazhdon t’i hetojë rastet në mënyrë jocilësore”, tha Memeti.

Qytetarët akoma e kanë shumë të vështirë për të marrë shtetësi. Avokati i Popullit ka konstatuar se ekzistojnë zvarritje të mëdha të procedurave , mungesë të bashkëpunimit me Sektorin për Punë Kufitare dhe Migrime si dhe me Sektorin për të Huaj. Të drejtat pronësore kanë “humbur” nëpër labirintet e komisioneve, ndërsa të drejtat për marrëdhënie pune janë vënë në pikëpyetje.

“Procedura të paligjshme të punësimit dhe sistematizimit shpesh herë ishin parashtesa të qytetarëve, ndërsa jeta urbane gjendet në një kaos urban”, tha Memeti duke shtuar se në disa raste janë goditur të drejtat e konsumatorëve. Gjatë vitit 2008 tek institucioni Avokati i Popullit kanë mbërritur tre mijë e 701 parashtesa.

Memeti theksoi se këto shifra që janë të vërtetuara flasin se përveç angazhimeve deklarative, administrate publike mbetet e pa reformuar, ndërsa procedurat për sigurimin e të drejtave të qytetarëve janë të komplikuara. lajm/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›