E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Mitrovicës jep vendimin e parë gjyqësor

Mitrovicë -Është zhvilluar pas shumë muajsh gjyqi i parë në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës. Me këtë vendim, i është dhënë fund periudhës së paralizimit të punës të kësaj gjykate, e cila ishte dëbuar disa herë për shkak të protestës serbe. trupi gjykuese ka zhvilluar procesin gjyqësor në ngarkim të dy shtetasve, të akuzuar për grabitje në Leposaviç janë shpallur të pafajshëm. Gjykimi ka filluar më 4 mars 2009, ndërkohë që janë mbajtur shtatë seanca.

Gjykatësit e EULEX-it kanë ardhur në përfundim se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për t’i lidhur të akuzuarit me krimin, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre. Bëhet fjalë për të akuzuarit Mirolub Nikoliç dhe Vladimir Jovanoviç, të cilët ishin mbajtur të arrestuar për disa muaj. Siç raportojnë burime serbe, avokati i mbrojtjes tha se gjatë procesit është shfrytëzuar ligji i UNMIK-ut nga viti 2004.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›