Arabia Saudite, shkon në 98 viktima bilanci i përmbytjeve
Rreshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar një sërë përmbytjesh në shumë zona të Arabisë Saudite. Jeddah është krahina më e goditur nga kjo valë përmbytjesh. Ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur që të ndihmojnë banorët vendas pasi rreshjet e shiut kanë shkaktuar një sërë problemesh. Deri më tani llogariten rreth 98 viktima nga
kjo valë përmbytjesh, një pjesë e tyre, siç raportohet kanë humbur jetën pasi shtëpitë e tyre janë shembur nga përmbytjet.
Sipas autoriteteve vendase mes viktimave nuk ka pasur asnjë person që ka qenë në pelegrinazh në Mekë. Meka ndodhet rreth 80 kilometra larg Jeddah, rajonit me më shumë pasoja nga përmbytjet.
Llogaritet që rreth 1,6 milionë pelegrinë të kenë ardhur nga mbarë botë për të vizituar vendin e shejntë të Mekës, e cila është pika fetare më e vizituar e planetit.
Përpara se të ndodhte kjo tragjedi shumë gazeta lokale dhe vendase patën dhënë alarmin rrezikshmërinë që paraqesin ndërtesat me infrastrukturë të dobët që ishin ndërtuar afër lumejnve. Pikërisht shumë prej këtyre ndërtesave dhe banesave kanë pësuar dëmet më të mëdha.