E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlin, mblidhet klubi i famshëm i Santa Klausëve

200 Santa Klaus së bashku me ndihmësit e tyre janë takuar në kryeqytetin gjerman, në Berlin përpara fillimit të sezonit të shpërndarjes së dhuratave për festat e Krishtëlindjeve. Ky ishte takimi i 60-të që zhvillohet çdo vit në Berlin. Si çdo vit Santa Klausët kishin veshur kostumet e tyre të kuqe me kapuçë të mëdhënj, si edhe nuk kishin harruar që të rrisnin mjekrrën.
Pothuajse të gjithë anëtarët e këtij klubi të veçantë janë pjesëtarë të unionin studentor gjerman.
Zëdhënësi i Santa Klausëve berlinez, Hu-Ping Chen, rrëfeu se gjatë kohës festive anëtarët e këtij klubi duhet të ndjekin një varg rregullash tepër rigorozë.
" Santat tanë e kanë të ndaluar që të pijnë alkol përpara se tu dorëzojnë dhurata fëmijëve të vegjël. Ata duhet të veshin shumë korrekt. Gjithashtu Santa Klausët duhet që të jenë shumë të kujdesshëm me fëmijët e vegjël si edhe t'i dëgjojnë ata me vëmendje."- tha zëdhënësi i klubit Hu-Ping Chen.
Vetë Chen punon si Santa Klaus në Berlin prej 20 vitesh që kur ishte student. Ai pohon se çdo verë fillon që të rrisë mjekrrën e tij dhe me datë 27 dhjetor ai e heq atë.
Që pas datës 6 dhjetor çdo Santa në Berlin është i gatshëm që vetëm për 31 euro të shpërndajë dhurata për fëmijët e vegjël.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›