Ministri i Financave largohet nga "Qeveria Medvedev"

Ministri rus i Financave, Aleksei Kudrin, i cili ka shërbyer në këtë post që nga viti 2000, tha se nuk do ta mbajë të njëjtën detyrë në qeverinë e ardhshme, nëse ajo udhëhiqet nga presidenti i tanishëm, Dimitri Medvedev.
Një gjë të tillë ai e ka arsyetuar me mosmarrëveshjet që ka pasur me Medvedevin rreth vendimit për rritjen e shpenzimeve të armatimit, duke thënë se një gjë e tillë rrezikonte shëndetin financiar të Rusisë.
Deklaratat e tij vijnë pas njoftimit të djeshëm se Dimitri Medvedev dhe Vladimir Putin do të ndërrojnë rolet pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.