E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2012, analistët: Kujdes me borxhin

Nxitja e konkurueshmërisë së ekonomisë, përmirësismi i shërbimeve publike dhe kujdesi me nivelin e borxhit. Këto janë disa prej pikave që duhet ti kushtohet më tepër vëmendje në buxhetin e 2012 deklarojnë ekspertët e ekonomisë.

Duke përmendur faktin se kriza ekonomike pritet që të jetë më ndjeshme në muajt në vazhdim sipas ekspertit Ardian Civici kujdes duhet treguar sidomos me nivelin e borxhit publik.
 

Zef Preçi nje tjetër njohës mjaft i mirë i ekonomisë deklaron se qeveria duhet të bashkojë fjalët me veprat dhe ti kushtohet më tepër vëmendje sektorit të arsimit dhe shëndetësisë.
 

Paraprakisht flitet se buxheti i vitit 2012 do të jetë më konservativ. Gjatë muajit shtator do të realizohen negociatat me ministritë për fondet e përcaktuara ndërsa nga mesi i muajit tetor pritet që buxheti të ketë marrë formën e një drafti, i cili do ti dërgohet më pas kryeministrit dhe qeverisë për gjykim dhe miratim.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›