Aragones “braktis” Spanjën për Fenerbahçen

Gjiganti turk Fenerbahce bëri të ditur se trajneri aktual i Spanjës, Luis Aragones firmosi një parakontratë dyvjecare. "Kontrata finale dhe procedurat burokratike do të përfundojnë menjëherë pas finaleve të Euro 2008-s", -tha përmes një deklaratë klubi me qendër në Stamboll. Trajneri 69-vjecar spanjoll do të marrë me vetëm "ekipin e tij të ndihmesave": katër të tillë.
Fenerbahce nuk jep detaje të tjera, por gazeta sportive spanjolle "Marca" pohoi se Aragones do të përfitojë 3 milion euro në vit. Sipas gazetës tjetër spanjolle "As", Federata e Futbollit të Spanjës, po bën c'është e mundur të bindë Aragonesin të qëndrojë edhe për dy vjet të tjera, ndërsa si emri më i mundshëm që do të pasojë atë, shihet Visente del Boske. Spanja do të përballet me Rusinë sot, për një vend në finalet e Euro 2008-s. Te Fenerbahcen, Aragones do të zëvendësojë legjendën braziliane Ziko.