Ideja e Platinisë, Europiani në gusht

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, tha për të përditshmen franceze "Le Monde" se kishte në mëndje spostimin e Kampionatit Europian në muajin gusht, pas pushimeve të lojtarëve. Ish-trajneri i Francës theksoi se e kishte rimenduar disa herë këtë ide, por se më parë duhet të binte dakord me klubet për kalendarin.
Platini do të jetë, më 2 korrik, në Poloni e Ukrainë për të verfikuar situtën në dy vendet që do të presin Europianin e ardhshëm pas katër vitesh. "E di që disa evokojnë mundësinë për t'ia besuar Europianin një vendi tjetër, - shpjegon Platini. "Për momentin kjo është vetëm një hipotezë. Nga këtu e katër vjet më pas duhet nornalizuar situata në bashkëpunim me klubet e federatat. Mund të mendohet se pas disa vitesh, UEFA do të ndalojë klubet me shumë borxhe të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve".