Aragostë dhe shampanjë për Mugabin
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sidomos në një rast përvjetori. I veshur në mënyrë elegante dhe me miq përreth, Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabi, festoi 85-vjetorin, duke harruar se pjesa më e madhe e vendit është duke vdekur nga uria dhe jeton falë ndihmave të organizatave ndërkombëtare humanitare. Patriarku i fundit afrikan vendosi ta kujtojë ditën e tij të lindjes mes lumit të shampanjës dhe pjatave me aragosta apo havjar. Këto shpenzime marramendëse kapën shifrën e 250 mijë dollarëve. Prej kohësh kishin dalë zëra se Presidenti kërkonte të bënte një festë të madhe për ditëlindjen e tij. Ndoshta për të harruar vitin e kaluar, i cili shënoi një nga krizat më të mëdha në historinë e vendit të tij, i shoqëruar me një largim të miliona njerëzve drejt Afrikës së Jugut dhe Mozambikut, një inflacion me shumë zero, kolerën që u mori jetën rreth 4 mijë vetëve dhe preku 70 mijë të tjerë, e një papunësi të llahtarshme që kapi shifrën 95 për qind. Për të arritur objektivin e tij, Presidenti gjeti një mënyrë të veçantë për të mbledhur paratë për një javë të tërë festimesh. Banorët u detyruan të gjithë që të paguanin një shumë të caktuar për ditëlindjen e "diktatorit". Parlamentarët e vjetër dhe njerëzit përreth tij iu përgjigjën menjëherë apelit. Gjithçka arriti të mblidhej brenda dy javëve. Militantë të rinj të
"Zanu-Pf", partisë së tij, përshkuan vendin anembanë për të mbledhur "taksat". Ishin të paktë ata që refuzuan të paguanin. Pjesa më e madhe e kontributeve erdhi nga klasa e njerëzve që qëndron në pushtet prej vitit 1980. Djali i babait-padron mendoi gjithçka për përgatitjet. Sipas një liste të marrë fshehurazi nga Zimbabveja, që përmes e-mailit u dërgua në revistën "Times" në Londër, menyja e banketit parashikonte 500 mijë aragosta, 300 shishe uiski, 2 mijë shishe shampanjë, 30 kilogramë havjar. Përveç karkalecave, salmonit, mishit dhe një torte gjigante rreth 85 kilogramë. Gjithçka e importuar nga jashtë dhe luksoze në vendin ku sot njerëzit nuk mund të hanë dot as bukë. Festa u zhvillua në Çinhoi, rreth 150 metra në verilindje të Harares, vendi i lindjes së Presidentit 85-vjeçar. Gazeta më e njohur në Zimbabve, "The Herald", e publikoi lajmin në faqen e parë, duke akuzuar shifrën rekord të mbledhur për të mbuluar shpenzimet e kësaj ngjarjeje të "madhe" në vend. Numri i të ftuarve ishte rreth 3 mijë dhe gjithçka ishte fryt i një përzgjedhjeje të kujdesshme që shkaktoi edhe incidentin e parë diplomatik me qeverinë e re. Mes të pranishmëve u vu re se mungonte Kryeministri i ri i vendit, që gabimisht një zëdhënës qeverie kishte konfirmuar për praninë e tij. "Të pranoje ftesën ishte shenjë respekti, pasi ripasqyron shpirtin e një kombi të bashkuar", shpjegoi zëdhënësi Xhejms Miridadi. Më vonë, lajmi u përgënjeshtrua. "Kryeministri nuk do të marrë pjesë, pasi kjo nuk do të linte përshtypje të mira në një vend ku popullsia e tij po vdes urie", replikoi ministri i Komunikimit dhe Informacionit, Nelson Kamisa. I rrethuar nga familjarët dhe një numër i madh ushtarësh, përveç të ftuarve të zgjedhur prej tij me kujdes, Mugabi iu drejtua turmës që duartrokiste pa pushim në Cinhoi me fjalët: "Jemi ne gjithmonë në drejtimin e Zimbabvesë. E them sepse disa të tjerë mendojnë të kundërtën". Ndërsa për të gjithë ata që e shihnin paksa të habitur, nuk harroi të jepte një version të tijin për qeverinë e re. "Sipas marrëveshjes së arritur, kemi një qeveri të formuar nga një President që e drejton, një zëvendëspresident, nga një Kryeministër dhe nga dy zëvendës. E di mirë që e gjithë kjo duket e çuditshme, por gjithçka është pasojë e votimeve. Nëse do të kishim vepruar në një mënyrë ndryshe, nuk do të ishim në këtë situatë". Në fund, për të mos prishur festën dhe për të hapur vallëzimin, ai u ka dhënë zemër të gjithëve: "Nuk duhet të ankohemi për këtë. Le t‘i pranojmë gjërat ashtu siç janë, sepse faktikisht nuk kanë ndryshuar". Para se të mbyllte fjalimin dha mesazhe edhe për opozitën, të bardhët dhe komunitetin ndërkombëtar. Në të vërtetë, Mugabi njihet si njeri që nuk e njeh kompromisin, as tolerancën ndaj të tjerëve, sidomos të kundërshtarëve. Kur dikush i del kundër, e vetmja mënyrë me të cilën ai sillet është arroganca dhe eliminimi me të gjitha mjetet. Fëmijëria e kaluar tregon qartë se cilat janë forcat që e vënë në lëvizje diktatorin, si dhe arsyet e një reagimi dhe gjykimi të tillë. Si dikur, vazhdon t‘u tregojë të tjerëve se ai dhe vetëm ai është mbreti i kështjellës dhe se kushdo që do t‘i dalë përpara do të eliminohet. Por ajo çka Mugabi arriti gjatë viteve të studimit në shkollën elitare dhe në ato që pasuan, ishin të dukshme. Ai u shndërrua në një prej liderëve më eruditë që ka pasur ndonjëherë kontinenti afrikan. Është meritë e tij shndërrimi nga një njeri i rritur në një kasolle, ku nuk kishte as ujë të pijshëm e as energji elektrike në të parin e një vendi. Fati i tij është në njëfarë mënyre triumfi i disiplinës e vullnetit ndaj fatit të keq. Ky njeri, që falë së shkuarës së dhimbshme mund të ishte shndërruar në një fat-ndriçues për popullin e tij, u kthye në xhelatin e miliona zimbabvezëve, që në qeverisjen e tij po jetojnë një jetë mes makthesh e tmerri.
Robert Mugabi lindi më 21 shkurt 1924 dhe qëndron në pushtet prej vjetësh (Kryeministër në vitet 1980-1987 dhe President që nga viti 1987. Ai ka dy djem, një vajzë, dhe një djalë që i ka vdekur. Kur u pyet për numrin e nipërve, sipas një zëdhënësi të ambasadës së Zimbabvesë në Amerikë, Mugabi u shpreh: "Nuk mund t‘ua them në telefon, faleminderit", dhe e mbylli menjëherë telefonin. Fëmija më i madh i Mugabi është 19 vjeç, kështu që nuk ka gjasa që ai të ketë nipër. Në një vend ku kohëzgjatja mesatare e jetës ka rënë nga 60 në 40 vjet në kohën e Presidencës së tij, Mugabi e ruan me shumë rreptësi shëndetin e tij. Sfiduesit kryesorë të Mugabi janë ish-ministri i Financave, Simba Makoni, dhe udhëheqësi i opozitës, Morgan Tsvangirai, të cilit iu thye kafka gjatë një sulmi të motivuar politikisht në mars të vitit 2007.