E Shtunë, 31 Tetor 2026

"George Dandin", sipas Molierit

Një fshatar i pasur do të martohet me vajzën e fisnikëve të fshatit të tij. Këta të fundit janë të rrënuar ekonomikisht, por falë martesës mund të paguajnë borxhet dhe të ruajnë rangun e lartë. Nga ana tjetër, George Dandin do të hyjë në klasën sociale më të lartë shoqërore në sajë të kësaj martese, e cila në të vërtetë nuk shkon mirë. Anxhelika, një vajzë e re dhe e bukur, e detyruar të martohet me një njeri si Dandin, kërkon me çdo kusht ta prishë martesën dhe dashurohet me një fisnik të ri. Dandin, i tallur e i përbuzur nga të gjithë, tërësisht i dëshpëruar shfaq dëshirën për t‘u dhënë fund ditëve të tij


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›