E Diel, 1 Nëntor 2026

Skela, i zhgënjyer nga ish-skuadra e tijFantazisti i Energi Kotbusit nuk e kishte e ndjerë aspak, se Bielefeldi pas këtij takimi do të ishte një nga skuadrat që do të luftojë për mbijetesë, pasi tani Arminian ndodhet në vendin e 15-të.

Ervin Skela dha asistin e golit të fitores 2-1 të Kotbusit kundër Arminia Bielefeldit, një ish-skuadër e mesfushorit shqiptar, dhe sipas faqes gjermane neues-deutschland.de, në fund të takimit Skela mbeti i zhgënjyer nga kundërshtari.

Fantazisti i Energi Kotbusit nuk e kishte e ndjerë aspak, se Bielefeldi pas këtij takimi do të ishte një nga skuadrat që do të luftojë për mbijetesë, pasi tani Arminian ndodhet në vendin e 15-të.

I mbështetur nga 17150 tifozë në “Stadiumin e Miqësisë’, Kotbusi, falë një vullneti të jashtëzakonshëm i dha fund një serie negative pa fitore, por Federata Gjermane e Futbollit, sipas faqes zyrtare të saj, ia hidhëroi pak suksesin me një gjobë prej 6 mijë eurosh, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ndeshjeve kundër Hofenhajmit, Hertës së Berlinit dhe Këlnit. 

E Marte, 14 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›