Arben Imami: Konflikti me presidentin Topi ishte keqkuptim
Share
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka thënë se konflikti i krijuar me presidentin Topi, mbi emërimin e komandantit të flotës, ka qenë thjesht një keqkuptim. Ai ka thënë se emërimi I kryer nga ana e tij, nuk ka qenë tjetërsim kompetencash.
Duke folur për ABC News, Imami ka mbrojtur tezën se ky emërim ishte një zgjidhje provizore. Por, në fakt nga sa është mësuar deri tani, nuk shprehet në asnjë urdhër të ministrisë se emërimi i komandantit të flotës detare pasi ishte shmangur presidenti i Republikës, ka qenë provizor.
Imami ka thënë se ky problem është politizuar nga ana e deputetëve të opozitës, për të penguar reformat e nisura për modernizimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, tashmë si një vend anëtar i NATO-së.