E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Imami: Shqipëria po hyn në fazën e implementimit të një reforme strukturore

25-04-2012 / Gazeta 55

Dita e dytë e konferencës “Mbrojtje e zgjuar - bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Europës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes”

Në ditën e dytë të zhvillimit të punimeve të konferencës “Mbrojtje e zgjuar - bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Europës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes”, referoi ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili parashtroi dhe ndau me të pranishmit disa mendime rreth reformave madhore, korniza e parimeve të së cilës quhet “Smart Defence”, ose siç njihet ndryshe Mbrojtja Inteligjente.  Duke folur në lidhje me reformat që po bëjnë shtetet e mëdha e të fuqishme, anëtarë të NATO-s, kreu i Mbrojtjes shqiptare Imami tha: “Shumica e vendeve anëtare të NATO-s po bëjnë reforma të thella bazuar në këto parime dhe këtu mund të përmendin Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kuadër, edhe Shqipëria po hyn në fazën e implementimit të një reforme strukturore. Shtabi i Përgjithshëm i FA-së ka hartuar strukturën e re të FA-së, e cila do të jetë struktura e së ardhmes së këtyre forcave”.
Përgjatë hartimit të kësaj strukture, ka nënvizuar më tej Imami, nuk jemi udhëhequr nga parimi i shkurtimeve buxhetore, por nga ai i kosto-efiçencës. Në këtë kuptim, nuk do të ketë shkurtim të buxhetit të mbrojtjes, por riorientim të tij sipas nevojave të Forcave të Armatosura duke pasur parasysh maksimalizimin e efiçencës së këtyre Forcave.
Në vijim të fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes Imami theksoi edhe një herë, se Shqipëria mbështet plotësisht konceptin e Mbrojtjes Inteligjente dhe për më tepër po inkurajojmë bashkëpunimin edhe me vendet e rajonit në kuadër të iniciativave të ndryshme rajonale, si Karta A5 apo SEEDM. Është e domosdoshme që ne të shkojmë drejt rritjes së ndërveprueshmërisë së Forcave tona të Armatosura dhe krijimit të frameworkeve specifikë për një bashkëpunim më konkret veçanërisht në fushën e sigurisë detare apo emergjencave civile.

Edmond Haxhinasto: Sfidë e madhe për NATO-n, konsolidimi i stabilitetit në veri të Mitrovicës
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edimond Haxhinasto, theksoi dje në ditën e dytë të Konferencës së Asamblesë parlamentare të NATO-s, "Mbrojtja inteligjente në Europën Juglindore" të mbajtur në Tiranë se, "një sfidë shumë e madhe e Aleancës, e theksuar edhe gjatë Ministerialit të fundit në Bruksel, është dhe konsolidimi i stabilitetit në Kosovë, në veri të Mitrovicës".
Sipas tij, Shqipëria ka qenë e hapur dhe do të jetë gjithmonë e hapur për të kërkuar mënyrat e duhura dhe pragmatiste të bashkëpunimit me vendet e Aleancës, por edhe me vende të tjera, me aktorë të tjerë të tjerë të sigurisë jashtë NATO-s, siç mund të jetë BE-ja si dhe vende të tjera partnere, siç është rasti shumë konkret në kuadër të ISAF-it në Afganistan.
Por, vijoi ai, Shqipëria vlerëson se një mënyrë e rëndësishme për rritjen e kapaciteteve, sidomos në kuadër të rajonit, është integrimi i këtyre vendeve në NATO, pra duke i afruar këto vende të cilat aspirojnë sa më pranë Aleancës, sa më pranë si vende anëtare të saj. Dhe, në këtë kuadër, ajo ka dhënë kontribute konkrete duke mbështetur politikisht afrimin e tyre në NATO, por, duke luajtur dhe një rol konkret dhe në kuadër të Kartës së Adriatikut.
Ministri Haxhinasto theksoi rëndësinë e veçantë që ka kontributi që japin Parlamentet, në funksion të përpjekjeve, të objektivave që duhen arritur në kuadër të Aleancës, në kuadër të bashkëpunimit të saj me partnerët, në kuadër të adoptimit të koncepteve të reja që ajo ka.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›