E Shtunë, 31 Tetor 2026

“‘Smart Defence’ do të funksionojë sepse kemi bashkëpunuar të gjithë”

25-04-2012 / Gazeta 55

Kryeparlamentarja Topalli, pritje për delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, organizoi mbrëmjen e djeshme një pritje në Pallatin e Brigadave, në nderim të delegacioneve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me rastin e mbajtjes së konferencës: “Mbrojtja e Zgjuar”, e vendeve të Evropës Juglindore.
Duke vlerësuar misionin dhe rolin shumë të rëndësishëm të NATO-s si një histori unike suksesi Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se, “konferenca ishte interesante dhe për mua është shumë themelore dhe e rëndësishme të organizoj një Asamble të tillë me deputetë nga parlamente të ndryshme këtu në Shqipëri, në Tiranë, një muaj përpara organizimit të samitit në Çikago, axhendë e rëndësishme e të cilit do të jetë ‘Smart defense’. Mendoj se është shumë e rëndësishme të jesh pjesë e delegacionit të vendeve anëtare të NATO-s dhe secili prej jush ka dhënë kontributin e tij për këtë asamble të NATO-s”, tha Kryetarja e Kuvendit.
Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobbs, duke falënderuar Kryetaren e Kuvendit për mikpritjen e ngrohtë vlerësoi organizimin e këtij takimi shumë të rëndësishëm në Shqipëri. “Ju përgëzoj për realizimin e konferencës ‘Smart Defence’. Kjo konferencë u organizua falë mbështetjes së Kryetares së Kuvendit dhe ‘Smart Defence’ do të funksionojë sepse kemi bashkëpunuar të gjithë bashkë. Është shumë e rëndësishme, dimensioni rajonal dhe sidomos dimensioni parlamentar”, tha Hobbs.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›