E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Imami i flet anglisht ministrit shqiptar të Maqedonisë, Xhaferrit

imami-1Tiranë- Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami ka harruar se homologu i tij maqedonas Talat Xhaferri është shqiptar dhe në një konferencë të përbashkët shtypi që u mbajt sot në Tiranë foli në gjuhën angleze. Por pas deklaratës së zotit Imamit, ministri Xhaferri ju drejtua duke i thënë: A mund të flas shqip?. 

Imami priti në një takim homologun e tij maqedonas Xhaferrin, me të cilin ka diskutuar disa çështje. Ministri shqiptar gjatë konferencës së shypit tha se Shqipëria vijon të japë mbështetjen e saj të palëkundur ndaj Maqedonisë, që ajo të anëtarësohet në NATO. Teksa tha se duhet të zgjidhet çështja e emrit që i krijon mosmarrëveshje me Greqinë.

Çështja më e rëndësishme për të cilën biseduam është ajo e integrimit të Maqedonisë dhe gjithë rajonit në NATO. Ne mbajmë qëndrim të palëkundur që Maqedonia duhet të jetë dhe mund të bëhet vend anëtar, shpresojmë të gjejë zgjidhje sa më të shpejt çështja e emrit,- tha Imami.

Ndërkohë Imami tha se Shkupi e Tirana i japin mbështetje Kosovës për pjesëmarrje në iniciativa dhe aktivitete rajonale.  Pritet që me Maqedoninë të ketë bashkëpunim për sa u përket një iniciative rajonale për mbrojtjen raketore si edhe koordinim dhe ndërveprim të emergjencave civile në raste fatkeqësish,-tha Imami.

Në fjalën e tij ministri Xhaferri vlerësoi mbështetjen e dhënë deri më tani për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO nga miqtë shqiptarë.

Ne çmojmë bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë, çështja e emrit është pengesa e fundit ndaj Maqedonisë për të qenë pjesë e NATO-s. Ne vazhdojmë të punojmë për të mbajtur standardet e arritura dhe për ti zhvilluar më tej,- tha Xhaferri në gjuhën shqipe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›