E Diel, 1 Nëntor 2026

Evropianët po humbin besimin në BE, shtohet armata e të zhgënjyerve

besimi-ne-beMaqedoni- Për shkak të rritjes së krizës financiare dhe asaj të borxheve, evropianët po humbasin besimin tek Bashkimi Evropian, (BE).

Është ky përfundimi i nxjerrë nga hulumtimi i Institutit Amerikan “PJU” që raportohet sot nga agjencia maqedonase e lajmeve INA.

Në studim janë anketuar 7.600 persona nga 8 vende evropiane, në periudhën prej 2 deri më 27 mars.

INA thotë se rezultatet tregojnë se mendimi pozitiv për BE-në ka rënë për 15 për qind për një vit, respektivisht prej 60 për qind në vitin 2012, në 45 për qind këtë vit.

Në krye të listës të të zhgënjyerve qëndron Franca, studimi thotë se francezet ndihen gjithnjë e më shumë të zhgënjyer nga BE-ja. Para një viti 60 për qind e fracezëve e përkrahnin Unionin, ndërsa tani mezi janë 41 për qind. Në Spanjë rënia është nga 60 në 46 për qind, ndërsa në Greqi prej 37 deri në 33 për qind,-shkruan sot INA.

Sepse 58 për qind e francezëve thanë se BE-ja si institiucion ka lënë një përshtypje të keqe tek ata.

Sakaq mbi pyetjen nëse kushtet ekonomike janë të mira, vetëm 1% e grekëve, 3% e italianëve, 4 % e spanjollëve, 9% e francezëve u përgjigjën pozitivisht.

Në Gjermani 75 për qind i përcaktojnë kushtet ekonomike aktuale si pozitive.

Evropianët besojnë 74 për qind Angela Merkel-in dhe Dejvid Kameron me 37 për qind. Në këtë zë performancë më të keqe morën  liderët e Greqisë, Italisë dhe Çekisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›