E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Imami prezanton në Peqin kandidatin e mazhorancës, Ilir Rusha

03-04-2011 / Gazeta 55

Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Qytetarin” kanë prezantuar kandidatin e tyre në qytetin e Peqinit, Ilir Rushi. Në fjalën prezantuese, koordinatori për qarkun e Elbasanit ministri i Mbrojtjes Arben Imami, mes të tjerave, u shpreh se Peqinit i duhet një kandidat si Ilir Rrusha i cili ishte mjaft i suksesshëm gjatë mandatit të kaluar. Sa i përket opozitës, Imami tha se po përdor çdo mjet për të delegjitimuar zgjedhjet e 8 majit por nuk ka për t’ia arritur. Ndërsa kandidati Ilir Rrusha u shpreh se mes mjekut dhe kandidatit për bashki zgjodhi këtë të fundit pasi mendon se ashtu u shërben më shumë qytetarëve. Gjatë 4 viteve që kaluan, në Peqin sipas tij ndodhën ndryshime të mëdha. Ilir Rushi ri-kandidon për një mandat të dytë si qytetari i parë i bashkisë së Peqinit.


Skrapar, Ministrat Pollo, Naço e Mediu prezantojnë kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” në qytetin e Poliçanit

Ministri Pollo: “Më  8 Maj qytetarët e Poliçanit do të votojnë për të ardhmen e tyre”

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, njëkohësisht deputeti i Qarkut të Beratit, z. Genc Pollo, i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Nasip Naço, Ministri i Mjedisit, z. Fatmir Mediu, deputetët Mehmet Xheka e Lefter Maliqi, kanë bërë prezantimin e kandidatit të koalicionit “Aleanca për qytetarin” në qytetin e Poliçanit, z. Caush Qato.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Pollo tha: “Kemi ardhur si koalicion i gjerë, si “Aleanca për qytetarin, dhe nëse do t’i referoheshim zgjedhjeve të vitit 2009 ose të vitit 2007, shuma matematikore e këtij koalicioni do ta nxirrte atë mbi 51 për qind dhe mund ta shpallnim ndoshta që sot kryetar bashkie. Por ne vijmë këtu se besojmë se, ashtu si shumë qytete dhe komuna në Shqipëri, Poliçani ka nevojë për një ndryshim, por që kjo të ndodhë, në radhë të parë, duhet të jetë njeriu, forca politike dhe elektorati që beson tek kjo forcë dhe mendojmë se ne kemi gjetur kandidatin më të mirë për Poliçanin në katër vitet e ardhshme”. Më tej z. Pollo theksoi edhe gjendjen aktuale të Poliçanit, ku tha se, në fakt, edhe pse asnjë krahasim nuk është perfekt, të kujton edhe Tiranën, sepse kryetari i bashkisë së Poliçanit, njëlloj si kryetari i bashkisë së Tiranës, e ka kthyer sheshin qendror në një gropë të madhe, që kanë kaluar vite dhe muaj dhe as tenton që ta mbyllë.
“Ashtu si në Poliçan, - vijoj më tej z. Pollo, - po ashtu si edhe në Tiranë, Rama dhe të tjerët janë një mbetje nga e kaluara, janë një rrudhë më tepër në fytyrën evropiane të kryeqytetit dhe të këtij qyteti, janë diçka që duhen larguar demokratikisht në datën 8 maj”.
Në fund të fjalës së tij, z. Pollo u kërkoi banorëve të Poliçanit, por edhe socialistëve që kanë votuar për PS-në, të votojnë për kandidatin e “Aleanca për qytetarin”, z. Caush Qato, në mënyrë që të sigurojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, familjen e tyre dhe për të gjithë komunitetin e banorëve të Poliçanit në përgjithësi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›