E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerti Bogdani: Edi Rama, fushatë fyerjesh dhe shpifjesh, Lulzim Basha është alternativa e ideve dhe projekteve për qytetarin

03-04-2011 / Gazeta 55

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, u shpreh sot me anë të një deklarate për shtyp se kreu i opozitës Edi Rama vijon fushatën e tij të shpifjeve, por nuk ofron asnjë ide, zgjidhje apo alternativa për qytetarët, në kundërshtim me kandidatin e PD-së për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, që po zhvillon një fushatë me ide dhe projekte të reja.
“Edi Rama tregoi se nuk bën asnjë ditë pushim në fushatën e tij të shpifjeve dhe përbaltjes së kundërshtarit, ndërsa mungon çdo ditë kur vjen puna për të ofruar ide, alternativa dhe zgjidhje për qytetarët e Tiranës”- tha Bogdani.
“Ju e patë se Edi Rama ishte dje në Durrës duke vazhduar luftën e tij politike, e cila nuk ndërton asnjë rrugë të re, asnjë shkollë të re, asnjë park të ri në qytet. Kjo politikë e Edi Ramës nuk sjell asnjë vend të ri pune, nuk ul as taksat dhe as çmimet. Ndërsa Lulzim Basha ishte dje, sot, dhe do të jetë çdo ditë në mes të qytetarëve të Tiranës, duke ndarë me ta hallet dhe shqetësimet, si dhe duke komunikuar për zgjidhjen e problemeve të mëdha që ka qyteti dhe jeta e përditshme”- vijoi Bogdani.
Sipas tij, “Edi Rama përsërit çdo ditë programin e fyerjeve të ulëta dhe shpifjeve jashtë çdo etike qytetare, por kjo nuk e shkurajon aspak Lulzim Bashën, i cili ka një projekt serioz për përmirësimin e jetës në Tiranë”. “Sepse për Lulzim Bashën, Tirana është e para, të parët janë qytetarët e saj. Dhe për këtë, ai po merr çdo ditë mbështetje nga banorët e Tiranës”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›