E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Laze nga burgu: Me zemër isha me ju

Elbasani

Pas ndeshjes mes Elbasanit dhe Bylisit, e fundit për këtë sezon të Kategorisë I, ku verdheblutë siguruan ngjitjen në Superiore, vjen nga burgu dhe prononcimi i presidentit Arben Laze, i cili me anë të një mesazhi ka përshëndetur të gjithë ekipin dhe dashamirësit e futbollit elbasanas. “Më vjen keq që mungova në festë, po e ndiej veten se me zemër e shpirt isha pranë jush, pranë ekipit, pranë tigrave verdheblu e pranë gjithë dashamirësve të KF Elbasanit. Ju uroj suksese të gjithëve, ia arritëm qëllimit, ne e meritonim Superligën (Superioren). Faleminderit!”, shkruhej në mesazhin e Lazes, nga burgu ku ndodhet që prej dhjetorit 2008, i arrestuar për trafik droge. Gjatë ndeshjes me Bylisin ishin pikërisht tifozët e Elbasanit ata që e kujtuan me thirrjet: “O Laze, o Laze, ti je zemra jonë… në burg a në stadium, je me ne gjithmonë!”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›