E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Malaj: Dyshime se Kongresi s’do i japë fund krizës së PS

23-08-2011 / Gazeta 55

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste dhe njëherazi deputeti i kësaj force politike, Arben Malaj tha dje se thërritja e Kongresit socialist në 5 nëntor, është një mundësi e mirë, për reformimin dhe organizimin e Partisë Socialiste. Por, dyshimet e deputetit Malaj lidhen me keqpërdorimin e Kongresit nga celulat politike të Edi Ramës. “Kongresi PS do të synojë të miratojë programin dhe statutin e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht të zgjedhë forumet drejtuese të saj. Kongresi Partisë Socialiste është një mundësi shumë e mirë për të diskutuar rreth problemeve reale të PS-së, për të ndryshuar filozofinë e organizmit dhe drejtimit të saj. Zgjedhjet parlamentare nuk janë larg, fitorja e tyre nuk është e lehtë, ajo duhet të fillojë me maksimizimin e rezultatit elektorale të PS dhe rritjen në tërësi të votave për aleatët e saj. Nëqoftëse PS do të vazhdojë të drejtohet si një bashkim të përzgjedhurish dhe besnikësh personalë, kjo do t’i rrisë risqet për fitoret e ardhshme politike”- thotë Malaj. Ai nuk pranon të komentojë deklaratën e homologut të tij Kastriot Islami, lidhur me “gjyqë” të mundshëm në Kongres, ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës, brenda PS-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›