E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris Jackson: Babai jonë na mbronte

Vajza e legjendës së muzikës botërore, Majkëll Xhekson, gjatë një interviste tregoi se gjëja më e shëmtuar që ka bërë i ati i saj, ishte mbulimi i fytyrës së saj dhe vëllezërve gjatë kohës që dilnin në media.

Kur isha e vogël unë ndjehesha me të vërtetë budallaqe për faktin që isha e detyruar, si unë dhe vëllezërit Prince Michael I e Prince Michael II, të cilët duhet të bënim xhiro me fytyrë të mbuluar, tha Paris Jackson.

Paris Jackson  ndërsa përkujtoi Mbretin e muzikës pop, tregoi se e dinte arsyen pse i ati ishte aq i çuditshëm.

“Në fillim mendova se kjo gjë është me të vërtetë idiote. Përse duhet të më vënë një maskë në fytyrë? Por pastaj u rrita, arrita të kuptoja përse babai im na ka detyruar të bëjmë këtë. Ai dëshironte të na mbronte dhe të na mbante larg nga paparacët, tha më tej ajo.

Në muajin korrik të vitit 2009 ndërroi jetë Majkëll Xhekson. Ceremonia e varrimit u mbajt në Los Angeles, ndërsa vajza e tij Paris, tha fjalët e fundit:

Dua të them se që kur kam lindur, babai im ka qenë babai më i mirë që mund ta imagjinojë ndokush. Dhe vetëm desha të them se e dua shumë...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›