E Shtunë, 31 Tetor 2026

I shpëton kancerit, vdes nga paracetamoli

Një nënë e re i ka shpëtuar kancerit të gjirit, por ka gjetur vdekjen nga ilaçi që duhej ti lehtësonte dhimbjet pas operacionit, paracetamoli. Desiree Phipils, 20 vjeçe, kishte zbuluar disa gjendra në gjirin e saj, të cilat për fat të mirë kishin rezultuar beninje dhe vajza i ishte nënshtruar operacionit për ti hequr. Doktorët i kishin dhënë antibiotikë dhe i kishin rekomanduar përdorimin e paracetamolit për të lehtësuar dhimbjet.

Nëna beqare nga jugu i Uellsit u dërgua në spital me urgjencë nëntë ditë pasi kishte dalë prej andej. Ajo kishte probleme serioze me mëlçinë, gjë që i kishte shkaktuar dëme të parikuperueshme shëndetit të saj. Pavarësisht se mjekët u përpoqën ti shpëtonin jetën nëpërmjet një transplanti, trupi i saj e refuzoi organin e ri.

Desiree Phillips

Pavarësisht se hetimet mbi shkaqet e vdekjes së 20-vjeçares po vijojnë, familja e saj dëshiron të ndërmarrë një aksion për të parandaluar tragjedi të tilla.

Babai i vajzës thotë: Nëse një qetësues është kaq i rrezikshëm, duhet të jepet me recetë. Cigaret kanë një shirit ku shkruhet duhani vret, por paracetamoli nuk duket kaq i rrezikshëm.

Dr Kenneth Simpson i Repartit të Transplanteve të Mëlçisë në Skoci, i cili ka kryer një studim mbi efektet e paracetamolit në mëlçi, shprehet pas testimit të 663 pacientëve se tek ata që kishin marrë mbidozë të paracetamolit është vënë re një përkeqësim i shëndetit, në mënyrë paradoksale më i madh se sa te ata që përpiqen të vetëvriten duke e përdorur sasi të mëdha paracetamoli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›