Pakti me mazhorancen Rama Ligjet me 3/5 vetem me reforma shtetndertuese

Rama akuza te renda drejtesise Dallkauket dhe puthadoret po ndeshkojne me gjoba te mafies Projektbuxheti 2012 kreu socialist Nje pakete e re propozimesh mbi bazen e programit te ri
Pas marreveshjes se dy diteve me pare te dy forcave me te madhe politike per nje sere reformash te rendesishme ne vend kreu i PS-se Edi Rama e cilesoi dje ate si nje hap pozitiv ne arritjen e konsensusit per 3 nga 10 pikat e paktit te opozites. Kryesocialisti deklaroi ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist se mbi bazen e debateve te hapur konstruktive dhe gjitheperfshirese duhet te perfundojne brenda kater muajsh reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare. Ndersa ne lidhje me ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar ne parlament Rama pohoi se reforma duhet te jete shtet-ndertuese. Do japim kontributin tone per nje proces te hapur transparent gjitheperfshires ne hartimin e cdo amendamenti apo ligji bazuar ne kalendarin e miratuar dje nga konferenca e kryetareve te grupeve kuvendore - tha ai. Me tej sa i perket emrit per avokatin e popullit lideri i opozites propozoi ngritjen e nje komisioni ad hoc te perbere nga 5 deputete te PS-se te cilet sipas tij se bashke me shoqerine civile do te perzgjedhin mes kandidaturave emrin e sakte brenda 30 diteve.
Mbledhja e grupit
Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar socialist kreu i PS-se Edi Rama e cilesoi marreveshjen e arritur dy dite me pare midis paleve ne konferencen e kryetareve si nje hap para e cila nga ana tjeter sipas tij duhet te vihet ne zbatim sa me pare per te arritur ne perfundimin e reformes zgjedhore dhe asaj parlamentare brenda kater muajve. Reforme zgjedhore deri ne fund te marsit me nje proces te hapur dhe transparent ndaj te gjitha partive me me shume se 1 ne zgjedhjet e shkuara. Bazuar padyshim ne gjetjet dhe rekomandimet e dy raporteve te ODIHR-it por dhe ne domosdoshmerine per nje debat te hapur konstruktiv dobiprures per sistemin zgjedhor. Reforma parlamentare brenda kater muajsh bazuar ne praktikat e konsoliduara evropiane per kthimin e Kuvendit te Shqiperise nga nje ode e spikeres dhe ushtrimit te tiranise se kartonit ne nje parlament te bashkejeteses evropiane mes forcave politike tha Rama. Sa i perket ligjeve me 3/5 qe kerkojne edhe votat e opozites lideri socialist pohoi se kontributi i PS-se do te jepet vetem nese do te perfshihen ne keto ligje reforma shtetndertuese. Gjithashtu Rama propozoi ngritjen e nje komisioni ad hoc per shqyrtimin dhe seleksionimin e kandidaturave per Avokatin e Popullit. Kryesocialisti publikoi emrat e 5 deputeteve dhe anetareve te Asamblese Kombetare te cilet bashke me shoqerine civile do te perzgjedhin mes kandidaturave emrin e sakte brenda 30 diteve. Ky komision te hartoje nje ftese publike per te gjithe ata persona qe e shohin veten te afte per te kryer kete funksion te rendesishem. Komisioni duhet te pergatise brenda 30 ditesh nje raport dhe nje propozim konkret ne grupin parlamentar per kandidaturen e Avokatit te Popullit - theksoi Rama. Pjese e diskutimeve ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar socialist ishte edhe ceshtja e projektbuxhetit te vitit 2012 ku kreu i selise roze theksoi se forca qe ai drejton ka nisur punen per hartimin e nje pakete propozimesh per buxhetin e vitit 2012. Propozimet tona do te fokusohen pikerisht tek domosdoshmeria per te marre masat e duhura qe te ndalim rrokopujen. Ne radhe te pare per te mos lejuar qe stuhia te ngreje zgupthi catite e familjeve te zakonshme. Keto propozime do ti referohen Programit tone te ri dhe do te bazohen ne vetedijen se kriza kerkon medoemos vendosjen e interesave kombetare dhe qytetare mbi cdo interes politik dhe partiak te dites - u shpreh ai. Nje tjeter ceshtje qe mori rendesi ne fjalen e kryesocialistit ishte edhe ajo qe lidhej me sistemin e drejtesise ku Rama akuzoi gjykatat e vendit si organe te varura ne duart e qeverise. Duke iu referuar vendimeve te gjykatave per padite qe 9 deputete socialiste kane depozituar gjate ketyre muajve ndaj kryeministrit Berisha apo deputeteve te djathte kryesocialisti deklaroi se ato ishin te njeanshme. Une e di mire qe cdo thirrje per Presidentin e Republikes si kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise do te ishte thirrje ne boshllek sepse edhe ai keshill qe zgjati javen e shkuar mandatin e Sashenkes dora vete 2 vjet ne shkelje te ligjit ka rene ne duart e pista te pushtetit njelloj si i tere gjyqesori. Ato gjoba mafioze gjykatesish jane per te gjithe opoziten. Askush nuk e blen dot heshtjen tone jemi solidare 100 me 9 deputetet qe jane perzgjedhur nga shtepia e Saliut per tu gjobitur nga gjykatesit - nenvizoi kreu i PS-se Edi Rama.
Aleatet takim me Ramen kerkojne ndryshim te sistemit me korrigjim kombetarPas arritjes se marreveshjes me mazhorancen per disa reforma nder to edhe ajo zgjedhore kryetari i Partise Socialiste Edi Rama mblodhi dje aleatet e majte ne nje takim ne ambientet e seline roze. Pjesemarresit ne kete takim kreu i PSD-se Skender Gjinushi kreu i PDS-se Paskal Milo dhe lideri i PDK-se Nard Ndoka sipas burimeve prane PS-se percollen idete kryesore te aleateve te PS-se ne lidhje me reformen zgjedhore ku kerkese kryesore mbeti ajo per ndryshimin e sistemit zgjedhor me korrektim kombetar. Ne dy oret e takimit mes tyre aleatet i kerkuan po ashtu Rames siguri per nje reforme zgjedhore sa me transparente e gjitheperfshirese. Takimi opozitar edhe kesaj radhe shenoi mungesa ne pjesemarrje duke perfshire ketu kryetarin e PSV-se 91 Petro Koci politikanin Prec Zogaj si dhe kryetarin i PBDNJ-it Vangjel Dule ku ky i fundit prej disa kohesh ka shprehur hapur kritiken e tij per menyren se si PS po sillet dhe po organizon Opoziten e Bashkuar.