E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Malaj dhe Erjon Braçe i kërkojnë shpjegime Edi Ramës për bojkotin

19-06-2011 / Gazeta 55

Mungojnë Islami dhe Harasani. Debate të ashpra në mbledhjen e Asamblesë Socialiste

Ndonëse nuk u mor gjatë me Tiranën, garën për të cilën deri në këtë fazë të procesit e ka humbur, ajo çfarë ra në sy gjatë fjalës së zotit Rama, ishte edhe fitimi i një shprehie që përgjatë fushatës elektorale ishte slogani i rivalit të tij demokrat, Lulzim Basha.
Pas fjalës së kreut socialist larg medias, jo të gjithë kanë mirëpritur një tur në bazë, i cili në rastin më të mirë do të mbajë socialistët të paktën dhe dy javë të tjera larg Kuvendit. Deputeti Erjon Braçe ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të bojkotit. Kurse sekretari organizativ, Blendi Klosi, tha se në mbledhjen ardhshme do të vendosen jo vetëm hapat për qëndrimin politik, por edhe për zgjedhjen e strukturave të reja të partisë, deri ne Kongresin e vjeshtës.
Partia Socialiste nuk doli dje me një qëndrim të qartë për bojkotin duke deklaruar se gara për Tiranën, do të jetë vendimtare për këtë çështje, ndërsa u uruan punën krerëve të rinj të bashkive të fituara nga socialistët, të cilët do të duhet të mendojnë si do të ishin të suksesshëm në punën e tyre nëse mazhoranca e krahut tjetër në këshillin bashkiak do të bojkotonte për vite me radhë.
Ndërkaq, Kastriot Islami dhe Andis Harasani munguan në mbledhjen e djeshme me argumentin se nuk kishin marrë asnjë njoftim për takimin. Por, duket se qëndrimi i tyre kundër rrymës së partisë, ka “infektuar” edhe deputetë të tjerë të grupit Kuvendor socialist, i cili prej javësh mungon në çdo seancë plenare. Kështu, deputetët Erion Braçe dhe Arben Malaj kanë konfirmuar për median se, në takimin me dyer të mbyllura të asamblesë kanë ngritur zërin për bojkotin e socialistëve.
Deputeti Malaj ka thënë, sikunër vetë ai pohon, se tashmë ka ardhur koha për një platformë për modernizimin e PS-së. Ndërkaq, deputeti tjetër opozitar Erion Braçe, kërkoi që grupi i PS-së të kthehet në Kuvend.
Gjatë deklaratës së tij, Braçe solli në tjetër sinjal, ndërsa u fokusua tek jeta politike dhe kthimit të kësaj force në themel të jetës parlamentare. Qëndrimi i dy deputetëve erdhi pas deklaratës së bërë nga kreu Edi Rama, i cili kërkoi nga anëtarët e Asamblesë të konsultohen me bazën dhe në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet më 29 qershor, të sjellin propozime konkrete.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›