Arben Qirjako: Takimet elektorale deri në mesnatë

Intervista/Kryeregjistruesi i pasurive rrëfen orët jashtë zyrës
Kryeregjistruesi i pasurive të paluajtshme rrëfen ditën e tij jashtë orarit zyrtar të punës. Arben Qirjako thotë se PD është gjithmonë në fushatë, dhe tani para zgjedhjeve takimet elektorale shkojnë deri në mesnatë. Qirjako është i angazhuar ne njësinë numër katër që prej vitit 2009, njësi që në zgjedhjet e fundit doli me bilanc pozitiv me 150 vota plus, në raport me socialistët.
Kryeregjistruesi nuk e ka ndërprerë punën në fundjavë.
E-maili qe ka gjetur në kompjuterin e punës është nga Banka Botërore.
E kanë përgëzuar për reformat në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si shembull botëror për thjeshtësimin e shërbimeve përmes dixhitalizimit.
“Qëllimi kryesor është shërbimi edhe më i thjeshtë për qytetarët, në një kohë të shkurtër, ose më të vogël”, thekson kryeregjistruesi Qirjako.
Radhët e gjata nuk janë më, gjithçka mund të verifikohet on-line, aty edhe ankohesh. Harta dixhitale e tokës deri në qershor dhe kalimi me vetëfinancim I zyrës janë dy hapat e rinj në këtë proces reformimi.
Por pasditja e Arben Qirjakos është tjetër.
Që prej vitit 2009 ai punon me strukturat e Partisë Demokratike në njësinë 4 në Tiranë. Para zgjedhjeve ritmi i takimeve është maksimal…nuk përfundojnë deri rreth mesnatës.
“Rreth orës 23.30 të çdo nate bëjnë rezymenë e punës dhe shikojmë detyrat për nesër, apo javën tjetër”, theksoi ai.
Ky angazhim nuk i ka rezultuar pa sukses në një zonë që në vitin 2005 demokratët e humbën, tani bilanci është kthyer në favor të tyre
Thotë se kanë vënë re se ka më pak pakënaqësi se në vitin 2009. “Në vitin 2009 ne ishim rreth 800 vota minues, në 2011 ne kemi dalë pozitiv, me plus 150 vota”, vijoi kryeregjistruesi Qirjako.
Demokratët dhe në bazë besojnë edhe më fort për një mandat të tretë qeverisës.
Tani fushata është për partinë, siç shkruhet në kodin zgjedhor. Qirjako si dhe gjithë të tjerët punën e kanë filluar me kohë të mbledhin vota për siglën e tyre. Për veten ende nuk dinë gjë, kryetari mund t’i shpallë listat e kandidimit në afatet zyrtare.