Meta Rama ka dy muaj qe rri ne shtepine e Dritan Priftit
Zv.kryeministri dhe ministri i METE-s Ilir Meta ka dhene dje versionin e tij per videon e transmetuar ku implikohet ne afera korruptive. Kryetari i LSI-se eshte shprehur dje ne emisionin Opinion se nuk kam ndermend te jap doreheqjen. Duke komentuar videon ministri Meta tha se 7 apo 700 nuk ka lidhje fare me mua. Shikojeni videon. shte nje montazh. Kreu i LSI-se nuk eshte treguar i rezervuar edhe ndaj kryetarit te PS-se duke thene se zoti Rama eshte regjisori i videos dhe ka dy muaj qe rri ne shtepine e Dritan Priftit. Per sa i takon permendjes se Kryeministrit Berisha ne video me pseudonimin Doktori dhe kryetaren e Gjykates se Larte se i kishte rregulluar vajzen ne ambasade Meta dha versionin e tij per keto dy ceshtje. Per rastin e pare numri dy i qeverise citoi se kur eshte permendur Doktori e kam pasur fjalen per drejtorin e KESH-it qe i takonte LSI-se nga marreveshja me PD-ne. Ndersa per rastin e dyte thote se per ceshtjen ne fjale ne kontekstin e nje bisede kur flitej per nje rast qe kishte nje vendim te formes se prere te Gjykates se Apelit ajo nuk eshte marre ne konsiderate. Ajo eshte teresisht rastesore nuk ka pasur asnje nderhyrje nga ana ime ndaj kryetares se Gjykates se Larte dhe ne rast se dicka e shprehur ne ate menyre qe keni degjuar konteksti i fjales sime ka qene ne kete gje zoteri pse e zvarrit kur eshte vendim i formes se prere pse nuk e zbaton. Para nje jave mora nje telefonate nga zoti Prifti dhe nuk ia hapa tha Meta duke thene se donte te me bente shantazh se kishte nje kasete. Zv.kryeministri Meta theksoi se i kam cuar sms Dritan Priftit duke i shkruar Mos i turpero femijet e tu qe i ke si yje. Mos merr mend e Edi Rames e Tom Doshit. Le ta lexoje mire se nuk e ka lexuar. Kreu i LSI-se foli edhe per oferten qe sipas tij mori nga ish-ministri i tij. Me tha kam nje kasete por mu perbetua se kjo sdo dale. Une i thashe ta conte ne prokurori dhe te angazhohej. Me pas me ka propozuar qe ne emer te Edi Rames Rucit dhe Doshit te realizoja krijimin e nje qeverie LSI e PS dhe qe kishte si qellim largimin e PD-se ne opozite ku une te behesha Kryeminister dhe Prifti te kthehej serish aty ku ishte.
Lidhur me pretendimet e ish-ministrit Dritan Prifti se ka pasur presione nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Meta u pergjigj duke thene se nuk jam une qe po i bej presion personit ne fjale. shte personi ne fjale qe jo vetem ka pergatitur nje kurth dhe ka bere pyetje provokative te cilat mungojne aty por se bashku me regjisorin tjeter Rama te kesaj video. Mbaj mend qe nuk kam kerkuar asgje per veten time dhe qe bie ne kundershtim me ligjin. Zv.kryeministri Meta beri te paditurin kur u pyet nese ishte apo jo i informuar qe personi i cilesuar si Gimi ne video ka pasur precedent penal. Nuk mund ta marr persiper se nuk eshte ky problemi im. Ky person ka qene perfaqesues i nje kompanie qe ka qene ortake me disa kompani te huaja. Pasi eshte takuar me Priftin i ka treguar vendimin e Apelit dhe donte ta regjistronte ne ministri per ta protokolluar. Kjo eshte historia. Ai ka qene nje drejtor i njohur ne qeverisjen socialiste Ministria e Bujqesise tha Meta. Numri dy i qeverise Ilir Meta thote se video eshte xhiruar ne muajin mars dhe eshte vendosur me pas ne dijeni nga ish-ministri Prifti por citon se nuk mban mend detaje te saktesuara me perpikmeri. Prifti me thote qe te mos guxoj ta bej mbledhjen e LSI-se kur u largua si minister sepse me kishte pergjuar dhe kishte kaseta. Ka ardhur me pas dhe ka kerkuar falje. faredo qe te kesh i thashe shko ne prokurori. Mua sme frikeson dot sepse jam i pergjegjshem ne te gjitha veprimet e mia tha Meta. Pergjimin ndaj tij Meta e ka cilesuar si gjeja me e ulet nga ana morale dhe njerezore shoqerore politike sesa te punosh dhe perpiqesh te fusesh ne kurth e provokosh kryetarin e partise tende pervecse nje shok dhe perkrahes te hershem. Zoti Prifti ka pasur shume momente delikate dhe gjithe kete ta besh ne nje forme per te provokuar dhe krijuar mundesi per shantazh ne te ardhmen per te diktuar levizjet politike te Ilir Metes per interesa te personit ne fjale.
.