Policia dhe ish-policet festojne serish te ndare
Edhe kete vit policia ka festuar pervjetorin e krijimit te saj e ndare nga pjesa tjeter e punonjesve te policise ne lirim. Keta te fundit e kane ndier veten si te harruar nga policia pavaresisht kontributit qe kane dhene nder vite dhe keshtu kane festuar vecmas.
Ndersa Policia e Shtetit ka bere nje ceremoni ku te pranishem ishin ministri i Brendshem Lulzim Basha zv.ministrat e Brendshem Iva Zajmi dhe Avenir Peka drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj perfaqesues te misioneve nderkombetare PAMECA dhe ICITAP si dhe zyrtare te tjere te Policise se Shtetit. Gjate fjales se tij pershendetese ne kete ceremoni ministri i Brendshem Lulzim Basha vleresoi punen e palodhur vetemohuese te cdo efektivi te Policise se Shtetit nga nivelet e larta drejtuese deri te nivelet baze. Nderkohe drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ne fjalen e tij vleresoi arritjet e Policise Shqiptare gjate viteve te fundit mes te cilave reformat e ndermarra per permiresimin e legjislacionit futjen e teknologjise se informacionit implementimin e modelit te ri te policimit dhe rritjen e forcimin e bashkepunimit nderkombetar.
Festen e 98-vjetorit te krijimit te Policise Shqiptare e kane pershendetur edhe perfaqesues te larte te misioneve nderkombetare qe kontribuojne ne fushen e policise shefi i misionit PAMECA III Cecil Creig si dhe drejtori i Programit ICITAP Geri Bullard. Ne fund te ceremonise punonjesve te cilet kane dhene nje kontribut te cmuar ne arritjet e Policise se Shtetit ne luften ndaj krimit dhe ruajtjen e sigurise e rendit publik u jane shperndare certifikata lavderimi.
shte festuar 98-vjetori i krijimit te policise edhe ne qarqe. Bie ne sy ajo qe u zhvillua ne Drejtorine e Qarkut Fier pasi ishte mjaft e varfer si nga koncepti i organizimit ashtu dhe per nga veprimtarite qe e pasuan. Ajo ka nisur ne oren 10.00 me nje rreshtore perpara godines se drejtorise dhe ka vijuar me nje koktej.
.