Arben Rakipi dorëhiqet nga Apeli në FSHF

Arben Rakipi
Arben Rakipi ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Komisionit të Apelit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Dorëheqja e tij vjen pas një reagimi të nxituar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për një vendim të Komisionit të Apelit.
Rakipi është shprehur se dorëheqja e tij vjen si distancim nga niveli i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së duke shtuar se nuk mund të bëhet palë.
Pas njohjes me deklaratën tuaj, përtej çudisë që vjen prej nxitimit të publikimit të saj ende pa lexuar përmbajtjen e vendimeve tona, përtej pavërtetësisë, edukatës së ulët dhe mosmirënjohjes shembullore që e karakterizon atë, shoh përmbajtjen e saj në raport me vendimet tona dhe, konstatoj që mospërputhja e qëllimeve të ushtrimit të detyrave përkatëse janë evidente. Unë nuk kam as formimin, vullnetin e dëshirën të ndjek qëllimet tuaja e të vazhdoj të gjendem pjesë e strukturave që ju keni ngritur, shprehet Rakipi në letrën e dorëheqjes. /F.S/